INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pedagogët i vënë “drynin” Filologjikut, nisin grevën [FOTO]

Pedagogët i vënë “drynin” Filologjikut, nisin grevën [FOTO]

Publikuar më: 11:43 21-01-2019

Ashtu siç kishin paralajmëruar, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë nisur sot grevën.

Vendimi i tyre është marrë për të mbështetur studentët dhe kauzën e tyre. Në protestë ndodhen dhe studentët, të cilët që prej fillimit të dhjetorit kanë bojkotuar mësimin dhe kërkojnë plotësimin e 8 pikave nga institucionet përkatëse.

Në një letër publike asambleja e pedagogëve të këtij fakulteti shprehu disa shqetësime në lidhje me VKM-të e miratuara në qeveria në fund të vitit të kaluar dhe kërkojnë që ato të rishikohen, pasi sipas tyre shkelet autonomia universitare.

Ndërsa pedagogu Mark Marku u shpreh se kjo protestë bëhet në favor të arsimit të lartë në Shqipëri.

“Ne u kemi bërë thirrje edhe asambleve të tjera që do të caktojmë një ditë për të debatuar dhe vendosur, se trupa akademike është diverse dhe autonome. Do bëjmë një takim të gjithë asambletë dhe do të dalim me një qëndrim, se çfarë, varet nga dispozita e gjithë asambleve, se duam të jemi për qëndrime të matura dhe të shkojnë në favor për cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri”, tha Marku.

 

greva4.PNG

greva2.PNG

greva1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0028188228607178