INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pedagogët drejt grevës, të fyer nga Bordi Administrimit

Pedagogët drejt grevës, të fyer nga Bordi Administrimit

Publikuar më: 11:35 12-02-2018

Ndërsa prej ditësh pedagogët e Universiteteve Publike kanë denoncuar në media se nuk kanë marrë pagat këta të fundit paralajmërojnë se shumë shpejt mund të nisin edhe një grevë.

Në një fjalim të hapur para mediave ata kanë dalë me dy propozime të hyjnë në grevë dhe bordi i administrimit të Universitetit të Tiranës të japë dorehëqjen.

Ata shprehen se u janë bllokuar marrëdhëniet institucionale.

Gjatë fjalës së tyre pedagogët theksojnë se nuk kanë bazë materiale deri tek letrat që iu duhen për të printuar provimet.

Shef i Departamentit Gazetari-Komunikim,Mark Marku tha se kushtet e mësimdhënies janë ende të prapambetura.

“Të gjithë e dinë sa i kemi rrogat. S’kemi baza materiale për të zhvilluar provimet. Vazhdojmë bëjmë ende mësim me shkumës” u shpreh Marku.

Pedagogët shprehen se nuk kanë drita dhe as ngrohje dhe se ndihen të fyer nga bordi administrimit.

Article Logic
Execution time: 0.0035581588745117