INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtëpi vetëm 1 euro në Siçili? Mijëra telefonata nga e gjithë bota

Shtëpi vetëm 1 euro në Siçili? Mijëra telefonata nga e gjithë bota

Publikuar më: 10:28 21-01-2019

Shtëpi vetëm 1 euro në Sicili dhe e gjithë bota po kthen sytë nga qyteti italian. Më shumë se 40 mijë ‘e-mail’ me kërkesa për informacion në harkun e pak orëve: recepsioni i Komunës i pushtuar nga fluksi i telefonatave nga e gjithë bota, në veçanti nga SHBA-të: para së gjithash, një interesim i një grupi investitorësh arab të gatshëm të blejnë në bllok të gjitha shtëpitë.

Ka mjaftuar një reportazh i CNN me imazhe nga Sambuca në Sicili, vendi i Valle del Belice, i cili në vitin 2016 ka fituar titullin e lokalitetit më të bukur të Italisë për të rritur “temperaturën” e shtëpive që kanë dalë në shitje për 1 euro.

Nisma, e nisur në muajt e fundit nga administrata e qytetit për të rizhvilluar trashëgiminë urbane dhe arkitekturore të qendrës historike dhe për të parandaluar shpopullimin, u trajtua edhe nga media të tjera të rëndësishme ndërkombëtare. Shërbimi televiziv i dedikuar për Sambuca di Sicilia, me titull “Qyteti italian Sambuca në Sicili shet shtëpi për një dollar”, ka shkaktuar kështu një gjueti të vërtetë për blerjen e shtëpive në fshatin e lashtë.

Nisma, e cila nisi herën e parë në vitin 2010 në Salemi nga kritiku i artit dhe kryebashkiaku i qytetit të Trapanit, Vittorio Sgarbi, u miratua më pas nga komunat e tjera siciliane.

Por, qartëson nënkryetari Cacioppo, “ndryshe nga të tjerët që thjesht kanë bërë propagandë, kjo komunë zotëron të gjitha shtëpitë që janë vendosur për shitje në 1 €".

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664