INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD nuk heq dorë nga ‘30 qershori’, ja lëvizja e radhës

PD nuk heq dorë nga ‘30 qershori’, ja lëvizja e radhës

Publikuar më: 09:40 22-07-2019

Pasi çoi në Gjykatën Kushtetuese 30 qershorin opozita bën lëvizjen e radhës që lidhet me votimet që u zhvilluan. Këtë të hënë opozita i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor, duke kërkuar pezullimin e dhënies së mandateve për Këshillat Bashkiakë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet.

Letra është dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, para nisjes së shqyrtimit në Kolegj të çështjeve për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë.
Në letër thuhet: ‘Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetueshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake”.
Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se, ‘çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër.’
‘Ligji detyron Kolegjin të nos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit”, konstatohet në letër.

fax_1.jpg

fax_2.jpg

faimile_3.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775