INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëvizjet për krizën politike, Basha mbyll takimin, Meta që në orën 05:00 në Presidencë në pritje të Ramës

Lëvizjet për krizën politike, Basha mbyll takimin, Meta që në orën 05:00 në Presidencë në pritje të Ramës

Publikuar më: 09:48 27-06-2019

Presidenti Ilir Meta, sikundër njoftoi kryeministrin Edi Rama, ishte në Presidencë që në orën 05:00 të mëngjesit. Edhe pse kryeministri i ktheu përgjigje negative ditën e djeshme, duke i thënë se ishte i zënë me fushatën, duket se Meta nuk ka humbur shpresat për një takim të mundshëm. Meta e pret Ramën deri në orën 13:00 të ditës së sotme. Pas kësaj ore priten vendime të tjera nga kreu i shtetit. 

Ndërkohë, kreu i opozitës ka qenë i përpiktë. Në orën 09:00 Lulzim Basha ishte në Presidencë, ku e priste Ilir Meta. Takimi mes tyre zgjativetëm 25 minuta. Mbi takimin me Bashën, Presidenti në Facebook bëri këtë njoftim: “Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”. Ndërsa Basha pas përfundimit të takimit në orën 09:25 nuk preferoi të flas.

Takimet e planifikuara nga Presidenti Ilir Meta synojnë të zgjidhin krizën politike që ka nisur që prej muajit shkurt, kur opozita vendosi të djegë mandatet dhe të dalë në rrugë për të protestuar. Ndërkohë, janë vetëm 3 ditë nga data 30 qershor kur maxhoranca këmbëngul se do të shkojë në zgjedhje, ndërsa opozita ka bojkotuar.

meta_ne_presidencee.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154