INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
30 qershori/ Flamur Noka: Persona të paidentifikuar do vishen me uniforma policie

30 qershori/ Flamur Noka: Persona të paidentifikuar do vishen me uniforma policie

Publikuar më: 16:06 29-06-2019

Vijojnë deklaratat nga ish deputetë të opozitës sa i përket zgjedhjeve te 30 qershorit dhe asaj çka pritet të ndodh nesër.

Ish-deputeti Flamur Noka doli me një deklaratë mesditën e kësaj të shtune për të bërë publike disa fakte, që sipas tij ngjajnë me një skenar të denjë për për regjimet diktatoriale ushtarake.

Noka tha se të dielën do vishen me uniformë polici, persona tëpaidentifikuar, banditë me rekorde kriminale, si dhe forca të armatosura të ushtrisë në shkelje të ligjit.

Sipas Nokës, skenari i Ramës ka për qëllim që kriminelët me uniformë policie, ushtarët me uniformë policie, militantët e PS me uniformë policie të provokojnë dhunë, përplasje me qytetarët

Ndaj vijoi ai, PD fton shqiptarët të mos bien pre e skenarëve të Edi Ramës.

“Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Bojkotojeni Edi Ramën” u shpreh Noka.

Article Logic
Execution time: 0.0037641525268555