INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në gjurmët e Emanuelës/ Mistika e Vatikanit s’ka fund, zbulimet e fundit të frikshme… [FOTO]

Në gjurmët e Emanuelës/ Mistika e Vatikanit s’ka fund, zbulimet e fundit të frikshme… [FOTO]

Publikuar më: 09:55 22-07-2019

Vatikani është një vend që konsiderohet i shenjtë dhe shpesh herë arkeologët kryejnë kërkime. Së fundmi janë zbuluar me mijëra eshtra njerëzish. Ato janë gjetur nëntokë në afërsi të një varreze të Vatikanit. Qëllimi i kërkimeve lidhej me zbulimin nga hetuesit të dy vajzave adoleshente që u zhdukën në qytetin e Vatikanit në vitin 1983.

Një ekspert i gjenetikës i punësuar nga familja e njërës prej vajzave, Emanuela Orlandit, e cila u zhduk në moshën 15 vjeç teksa ishte duke shkuar në kursin e flautit, tha se varri masiv që gjetën përmbante eshtra nga dhjetëra individë, si “të rritur dhe të mitur”.
Dhe vetë kërkuesit u habitën kur gjetën këtë varr dhe theksuan: “Nuk prisnim një numër kaq të madh” të eshtrave dhe mbetjeve të tjera të cilat “ishin hedhur në një zgavër”!
Tani kureshtja nuk i lë të qetë dhe kanë nisur të mbledhin informacione për të mësuar se si kaq shumë eshtra kanë përfunduar në një varr të vetëm.
Vatikani pas këtij zbulimi nuk përmendi numrin e mbetjeve në hapësirën e zbuluar rishtazi pranë Varrezave Teutonike, por sqaroi se puna e mjekësisë ligjore do të vazhdonte deri më 27 korrik.

Kthehemi pak në vitin ’83 për t’ju kujtuar historinë e Emanuelën që cilësohet si një nga misteret e Italisë.
Disa persona në ato kohë deklaruan se vajza ishte rrëmbyer nga një person i armatosur turk, që qëlloi dhe plagosi Papa Gjon Pali II në Sheshin e Shën Pjetrit më 1981. Duke qënë se familja e të miturës humbi shpresat është detyruar vetë të nisë kërkimet.
Familja Orlandi pak kohë më parë mori një njoftim anonim, që i thoshte që të kërkonte pranë varreve të shekullit të 19-të, por kur Vatikani hapi varret kohët e fundit me kërkesën e familjes, ata ishin bosh. Ndërsa tani u gjet ky varr masiv po nuk dihet nëse mes tyre mund të jenë dhe eshtrat e Emanuelës. Deri në 27 korrik kur ekspertiza ligjore të japë përgjigje familja Orlandi do presë me ankth.

vatik.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024549961090088