INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD kallëzim penal për Edi Ramën, reagon Kryeministri

PD kallëzim penal për Edi Ramën, reagon Kryeministri

Publikuar më: 13:41 04-07-2016

Partia Demokratike i është drejtuar këtë të hënë Prokurorisë së Përgjithshme me një kallezimin penal ndaj Edi Ramës. Sipas opozitës ky kallëzim ndaj kryeministrit vjen pas nisjes se hetimeve të FBI, lidhur me fotografinë që Rama ka bërë me kandidatin për President të SHBA-së në 2012 Barack Obama.
Për këtë çështje mësohet se Edi Rama, në atë kohë kreu i opozitës, ka paguar 80 mije USD, si donacion për kandiatin Obama. Kjo është shkelje ligjore në SHBA dhe cilësohet si krim federal. Mësohet se pagesën Rama e ka kryer nepërmjet Bilal Shehu, i cili thuhet se ka pranuar krimin para drejtësisë amerikane.
Ndërkohë opozita e kallëzoi Kryeministrin Rama se ka ushtruar ndikim të paligjshëm dhe ka fshehur pasurinë.
Eduart Halimi:
“Faktet e mbledhura nga organet ligjzbatuese tregojnë qartë se 80 mijë dollarë janë paguar nga Shqipëria, të pa deklaruara nga kryeministri, sigurisht për të përdorur një takim me Obamën. Faktet plotësojnë të gjitha elementet e veprës penale nga legjislacioni shqiptar. Precedent penal është rasti i Victor Pontes në Rumani, për vepra edhe më të vogla se këto të Ramës. Tani është momenti që prokuroria të thërrasë kryeministrin shqiptar që është i detyruar t’i japë përgjigje pyetjeve që ngrihen nga opozita, publiku dhe mediat amerikane”.
I menjëhershëm ishte reagimi i Kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, shefi i qeverisë shqiptare hedh poshtë kategorikisht akuzën e opozitës.
Edi Rama:
“Kallëzimi i Partisë Demokratike për fotografinë e vitit 2012 me Presidentin Obama, kur Kryeministri i sotëm ishte në opozitë dhe akuza për financim të paligjshëm nga ana e tij të fushatës së Presidentit Obama, përben një tjetër rast për qytetarët për të parë se në çfarë niveli dëshpërimi gjendet opozita e sotme. Kryeministri Rama s'ka lidhje me asnjë lloj financimi të paligjshëm dhe i vetmi "krim" që ka bërë në vitin 2012 është se ka dalë në fotografi me Presidentin e SHBA në një kohë kur qeverisë shqiptare dhe shefit të saj i ishin mbyllur të gjitha dyert dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë vuanin rrënimin e imazhit të vendit tonë për shkak te keqqeverisjes. Ishte koha kur qeveria e Shqipërisë shpërdoronte miliona dollarë nga taksat e shqiptarëve, për të lobuar në SHBA jo për Shqipërinë, po për përbaltjen e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës me artikuj dizinformues të porositur e të paguar nga Tirana.
Edhe sot Partia Demokratike vazhdon të paguajë për të nxjerrë artikuj në gazeta të dorës së dytë e të tretë matanë oqeanit, që përpiqet t'i shesë në Shqipëri si "bomba" kundër qeverisë së sotme, e cila u prit zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë pas vitesh të tëra dyersh të mbyllura”.

Article Logic
Execution time: 0.0039241313934326