INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paskemi sërish dasmë mes Amit dhe Ermalit, ja kur do të ndodhë

Paskemi sërish dasmë mes Amit dhe Ermalit, ja kur do të ndodhë

Publikuar më: 14:30 21-11-2021

Amarda Toska e ftuar në emisionin “Goca dhe gra” ka treguar se këtë shtator ajo dhe Ermali festuan 11-vjetorin e martesës duke dhënë edhe një lajm të bukur.

Mes së gjithash Ami është pyetur nga vajzat nëse do të bëjë një dasmë të dytë me Ermalin dhe se çfarë do të ndryshonte nëse realizonte dasmën e saj tani.


Ami ka treguar se para 11 vitesh ka bërë një dasmë me miqtë e saj dhe një me familjarët, nga e cila nuk do të ndryshonte asgjë. Por ama ka një ide që të bëjnë një dasmë të dytë në 15 vjetorin e martesës së tyre sepse tashmë I pëlqen fakti që pjesëmarrës do të jenë edhe fëmijët e tyre më të rritur.

Epo, mesa duket tani më na duhet të presim, sepse për pak vite do të kemi një dasmë të dytë!

Article Logic
Execution time: 0.0025339126586914