INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Sara e “tradhtoi” me Atdheun, Noizy na zbulon ç’ndodhi me Gelianin!

Pasi Sara e “tradhtoi” me Atdheun, Noizy na zbulon ç’ndodhi me Gelianin!

Publikuar më: 12:27 08-05-2021

Atdheu dhe Sara morën vëmendjen e të gjithëve me postimet e bëra në Instagram. Ata shfaqeshin bashkë si të ishin çift, madje konkurrentja i komentoi “Bashkë zihemi, pa njëri-tjetrin nuk qëndrojmë dot”.Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Geliani, pasi vetëm pak ditë më parë Sara u deklarua për të. Ai ka publikuar në Instastory një foto ku një vajzë shihet duke zgjedhur mes disa maskave. “Cilën ‘fytyrë’ përdore sot?”, ka shkruar ai krahas fotos

Në një postim tjetër ai i ka treguar Sarës derën, duke shkruar “Dil që këtu”. Në fund, si për ta mbyllur, Geliani e ka hequr konkurrenten nga rrjetet sociale.

Mirëpo si e ka pritur Geliani këtë moment? Si e ka përjetuar?

Na e zbuloi Noizy!

Geliani është kushëriri i reperit dhe ai është “arratisur” për një fundjavë në bregdet, krah Noizyt dhe miqve të tyre. Si duket “inatin” Geliani po e nxjerr duke u stërvitur në boks, që është edhe pasioni i tij.

Article Logic
Execution time: 0.0032238960266113