INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajti FALLCO, Ledjana i kthehet keq Melisës: “Nuk shes veten …”

E quajti FALLCO, Ledjana i kthehet keq Melisës: “Nuk shes veten …”

Publikuar më: 11:31 08-05-2021

Dy ditë më parë, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Melisa Lleshi ishte e ftuar në “Roped With Olsi”. Gjatë intervistës së saj, ajo e cilësoi Ledjanën si njeriun më fallco të programit dhe se shpresonte që gjërat që ajo di për të mos dalin të vërteta edhe pse janë të tilla sipas saj. Melisa gjithashtu shtoi se nuk do të plasë “bomba” pasi nuk ka pse.

“Lediana është më fallco. Unë e di arsyen, prandaj e them këtë, por s’jam askushi që ta tregoj.”, ka thënë Lleshi.

Sigurisht, kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga Ledjana, e cila e ka thumbuar publikisht. “Dhe sa për ata që japin intervista dhe akuzojnë se jam fallco, të shikojnë veten e tyre sepse Ledjana nuk përmend mamin e babin për t’u viktimizuar në program e as nuk shes veten për karrierë e për asgjë. Në intervista mund të flisni për veten tuaj, jo për vërtetësinë time se jeni askushi”, ka shkruar ajo.

 

Ndërkohë në një tjetër postim, konkurrentja ka ironizuar faktin se tani Melisa është bërë këngëtare. Ajo ka kërkuar në Google “Si të bëhesh këngëtar nga “Përputhen”?”.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168