INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi anuloi misionin e vëzhgimit, KiE tjetër deklaratë për zgjedhjet: Ne po e ndjekim me vëmendje situatën...

Pasi anuloi misionin e vëzhgimit, KiE tjetër deklaratë për zgjedhjet: Ne po e ndjekim me vëmendje situatën...

Publikuar më: 13:57 27-06-2019

Një ditë më parë, Këshillit i Europës, njoftoi se ka anulluar dërgimin e misionit të vëzhguesve të vetë për zgjedhjet vendore, për shkak të paqartësive mbi zhvillimin e zgjedhjeve dhe pasigurisë së mundshme në disa zona të vendit.

Ndërsa sot, përmes një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, vjen një tjetër reagim mbi situatën para zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

 “Ne po e ndjekim me vëmendje situatën para zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar. Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri”.

keshilli.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105