INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/13-vjeçari këngëtar: Klip të ri me muzikë rep për sezonin veror [VIDEO]

KafeIN/13-vjeçari këngëtar: Klip të ri me muzikë rep për sezonin veror [VIDEO]

Publikuar më: 13:50 27-06-2019

Ai është vetëm 13-vjeç dhe këtë sezon vere do të hedhë në treg një klip të ri.
Lorenzo ishte i ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, ku tregoi se muzika i pëlqen shumë, madje më shumë se shkolla.
“Më pëlqen më shumë të këndoj se të shkoj në shkollë”, tha 13-vjeçari.
Ndërsa menaxheri i tij, Don Enio tha se këngën e përshtati për të, me ngjyrën e vokalit të Lorenzos si dhe me klipin e përshtatshëm për moshën e tij.
Don Enio tha se rryma e alternuar ritmike është më e preferuara jo thjesht hip hop.
Klikimet e para janë fituar menjëherë sapo kënga është hedhur në youtube dhe 13-vjeçari ka bindjen se këngën do e pëlqejnë.
Ndërkohë Lorenzo po bën planet për një këngë të dytë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391