INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

JUTH by Vodafone sjell për herë të parë eventin ''Dare'', të rinjtë ndoqën në pyll një film horror [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:21 27-06-2019

“Dare”- Guxo, organizuar nga JUTH by Vodafone mblodhi më shumë se 1000 të rinj, nga mosha 18 deri në 25 vjeç, tek Parku i Liqenit Artificial të Tiranës.

Të pranishmit pasi rezervuan vendin e tyre nëpërmjet aplikacionit JUTH App patën mundësi të shijonin filmin horror “A quiet place”.

Të rinjtë treguan se për eventin ishin njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale të Juth, ose nga miqtë e tyre.

VODAFONE.00_04_24_23.Still001.jpg

Ata e vlerësuan këtë risi që vjen për herë të parë në Shqipëri dhe kërkojnë të vijojë.

‘’Më duket interesante, po kënaqemi. S’kam dëgjuar më parë për event të tillë, është e këndshme’’, u shpreh një e re pjesë e aktivitetit.

‘’Do ishte bukur të kishte dhe të tjera evente si këto’’, tha një tjetër i ri.

Organizatorët kishin menduar ta bënin sa më emocionuese këtë eksperiencë. Në hyrje të Liqenit, ishin vendosur postera paralajmërues. Ndërsa për ata që guxuan më shumë, Vodafone solli në jetë përbindëshat nëpërmjet teknologjisë VR dhe Augemented Reality.

VODAFONE.00_04_43_33.Still004.jpg

Aplikacioni JUTH ofron për të rinjtë shqiptarë një botë të re digjitale. JUTH ofron akses ekskluziv nëpër evente, kupona me ofertat më të mira, mundësi për të blerë/shitur njësinë GigaMarket, si dhe mundësi për të fituar monedha, që mund t’i përdorin aty, duke luajtur Pupthi.

Të rinjtë na treguan se për çfarë e përdorin më shumë Juth.

‘’Pëlqejmë JUTH se ka shumë oferta dhe lojëra argëtuese’’, u shpreh një i ri .

‘’Luaj lojën Pupthi për të marrë megabyte’’, tha një tjetër.

‘’Për eventet JUTH është i pari që më vjen në ndihmë’’, u shpreh një e re.

Për të gjithë ata të cilët kanë një numër Vodafone, për të përfituar më shumë mjafton të shkarkojnë aplikacionin JUTH nga çdo telefon smartphone. Guxoni që të ndryshoni botën.

VODAFONE.00_04_34_36.Still003.jpg

VODAFONE.00_05_25_21.Still005.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039999485015869