INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk i shkoi në zyrë presidentit, Rama përgjigjet në twitter: Karnavale politike, mesazh kumbues të dielën

Nuk i shkoi në zyrë presidentit, Rama përgjigjet në twitter: Karnavale politike, mesazh kumbues të dielën

Publikuar më: 14:05 27-06-2019

Ditën e sotme presidenti Meta ka patur takime jo vetëm me palët politike në vend por edhe me ambasadorë për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend.

Deri në orën 13:00 kreu i shtetit ka pritur edhe kryeministrin Rama, i cili nuk u paraqit në presidencë duke u shprehur se është i zënë me fushatën.

Pas mbarimit të orarit zyrtar kryeministri ka reaguar me një postim në twitter.

Rama shprehet se me qetësi e dashuri mesazhi kumbues do të jepet të dielën. Nuk mungojnë edhe ironitë për opozitën dhe presidentin.

Postimi i plotë
Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj?Çfarë karnevalesh politike??♂
Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën?

rama.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0024549961090088