INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas shumë vitesh të dyja së bashku, Luana dhe Marina Vjollca rikthehen në Top Channel

Pas shumë vitesh të dyja së bashku, Luana dhe Marina Vjollca rikthehen në Top Channel

Publikuar më: 21:30 16-03-2022

Luana dhe Marina Vjollca i janë rikthyer edhe njëherë ekranit të Top Channel por jo si prezantuese. Motrat e famshme do t’i shohim së bashku pas shumë viteve në një intervistë për të rrëfyer fillimet e tyre.

Në promon e radhës të ‘’Ëndërrtjerrësit’’ prezantueset e njohura shihen ulur pranë bashkëpunëtorëve që i kanë shoqëruar ndër vite, nga “Pa limit” deri te “Procesi sportiv”. 

Në promo Luana dhe Marina kanë treguar me nostalgji si ishin fillimet e tyre dhe se nga çfarë janë privuar për shkak të punës.

“Episodi i 9-të i “Ëndërrtjerrësit”. Të ftuarit në këtë takim i lidh; sporti, loja dhe argëtimi! Motrat Vjollca, pas shumë vitesh, në një intervistë të dyja së bashku, krah bashkëpunëtorëve”- shkruhet në këtë postim.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040080547332764