INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sherrit virtual, Roberti flet edhe një herë për Xhensilën: 'Prej Bes Kallakut e ka...'

Pas sherrit virtual, Roberti flet edhe një herë për Xhensilën: 'Prej Bes Kallakut e ka...'

Publikuar më: 13:27 18-05-2024

Menaxheri i këngëtares Xhensila Myrtezaj publikoi disa mesazhe ku përgënjeshtronin deklaratat e Robert Berishës rreth daljes së tij nga “Ferma VIP”

Gjatë një interviste në “ATV”, moderatori i përgënjeshtroi lajmet duke thënë që djali në fjalë nuk është menaxheri i Xhensilës por thjeshtë një recepsionist, dhe sipas tij ai e ka përdorur këtë situatë për tu bërë i famshëm.

“Ai është një recepsionist. Menaxheri është një gjë e madhe. Ai ka pasur dëshirë që të bëhet i njohur. E ka përdorur për tu bërë i famshëm. Paskam gabuar se Xhensila e ka bërë për inatin tim, të Besit apo produksionit.”- u shpreh këngëtari.

Ndonëse tregoi se ka një marrëdhënie të mirë me Xhensilën, Roberti tha se këngëtarja është bërë e njohur falë lidhjes me Bes Kallakun dhe për këtë ajo duhet ta falenderojë atë ditë e natë.

“Xhensila ka qenë e re kur është njoftuar me Besin, famën e ka krejt prej Bes Kallakut. Paradite e mbasdite t’i thotë faleminderit Bes Kallakut. Sepse Xhensila ka qenë një çikë e re që s’e ka njohur askush”– tha Roberti.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998