INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas puthjes e dhuratës për përvjetor, Romeo ndërmerr një VENDIM të rëndësishem për Borën dhe Donaldin

Pas puthjes e dhuratës për përvjetor, Romeo ndërmerr një VENDIM të rëndësishem për Borën dhe Donaldin

Publikuar më: 15:27 09-11-2021

Bora dhe Donaldi janë çifti më i dashur i momentit dhe padyshim më i komentuari.

Dyshja që i kishin dhënë fund lidhjes prej muajsh emocionuan publikun me takimin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother ku dhe shkëmbyen puthje.

Gjersa e lanë që jashtë të diskutojnë duke lënë pezull lidhjen e tyre në puntatën e fundit të spektaklit Donaldi befasoi duke hedhur matanë murit varësen për Borën me rastin e 3 vjetorit të lidhjes së tyre.

Mëngjesin e së shtunës, Bora publikoi foto dhe video nga momenti kur e mori qaforen e Donaldit.

E pas kësaj, vëllai i Donaldit, Romeo, i cili po e menaxhon Instagramin e tij, publikoi videon e momentit kur Donaldi e gjuan qaforen për Borën.

Shumë ndjekës të Donaldit i kërkuan Romeos ta bëjë “follow” Borën, me Intagramin e vëllait.

Duket se Romeo ka plotësuar dëshirën e ndjekësve të vëllait, duke e ndjekur kështu Borën në Instagram, me llogarinë e Donaldit.

Njëjtë ka vepruar edhe Bora, dhe tashmë të dy ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Nuk dihet se si do të reagojë Donaldi pasi të dalë nga shtëpia e Big Brother, pasi ai dhe Bora nuk ishin duke e ndjekur njëri-tjetrin në Instagram, kur ai hyri në shtëpi, pasi ishin ndarë disa muaj më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324