INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas përballjes me Hysenin dhe akuzave të rënda, Alvisa shfaqet në program me një lajm për të gjithë!

Pas përballjes me Hysenin dhe akuzave të rënda, Alvisa shfaqet në program me një lajm për të gjithë!

Publikuar më: 12:27 09-11-2021

Alvisa tronditi publikun me deklaratën e saj, të shtunën në “Për’puthen Prime” kur rrëfeu se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga Hyseni, gjatë kohës kur ishte në një marrëdhënie me të.

Ndërkohë në puntatën e sotme u transmetua një videomesazh nga Alvisa pas deklaratave të forta, ajo falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe tha se do kthehet së shpejti në program për të treguar versionin e saj të plotë.

“Uroj të jeni mirë! Ndjesë për syzet po jam në gjendje pak jo të mirë! Dua t’ju kërkoj ndjesë të gjithëve për të gjithë situatën që po shikoni dhe po dëgjoni pasi është një situatë shumë e shëmtuar. Në të njëjtën kohë dua të falenderoj familjen, disa prej konkurrentëve, Albin, Bashkimin, Melikun e disa të tjerë që më kanë mbështetur, dua të falenderoj produksionin e veçanërisht Olsën, e cila ka qenë një mbështetje e madhe për mua këto ditë. Kam nevojë për qetësi dhe së shpejti, për pak kohë do kthehem aty për të dhënë versionin tim”, shprehej Alvisa.

Article Logic
Execution time: 0.003568172454834