INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes, Stresi bën veprimin e papritur dhe me siguri kjo gjë nuk do i pëlqejë aspak Keisit! [FOTO]

Pas ndarjes, Stresi bën veprimin e papritur dhe me siguri kjo gjë nuk do i pëlqejë aspak Keisit! [FOTO]

Publikuar më: 09:00 07-08-2019

Ndarja e reperit Stresi nga bashkëshortja, Keisi, ka bërë bujë javët e fundit në media dhe është komentuar gjatë për shkak se çifti u ndan pak para dasmës.

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe madje Keisi u largua pak ditë më parë nga Shqipëria për në Kanada dhe Stresi nuk e shoqëroi.

Ndërkohë, para disa ditësh reperi habiti fansat teksa nëpërmjet një postimi i bëri një dedikim ish bashkëshortes.

“Buzëqesh që mos ta marrin vesh.”- shkruante ai pranë fotos duke treguar kështu që pavarësisht se duket mirë nga jashtë, përbrenda është i prekur dhe kjo për shkak të Keisit.

streso.jpg

Këtë dedikim prekës siç duket Keisi e ka parë dhe ditën e djeshme në Instastory ajo ka publikuar një foto ku në sy bie varësja e saj e floririt.

Në të shihet germa ‘A’ që është emir i vërtetë i Stresit Arkimed. Siç duket pavarësisht ndarjes, Keisi ende i mban gjërat që ka blerë për Stresin.

ryhjdrfyn.jpg

Por, së fundmi stresi ka bërë një veprim që nuk u priste dhe mendojmë se kjo gjë nuk do i pëlqejë aspak Keisit.

Stresi ka vendosur ta bëjë privat profilin e tij në Instagram, duke mos i lënë mundësi Keisit të shohë aktivitetin e tij.

WhatsApp-Image-2019-08-06-at-18.45.22.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266