INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati hiti i verës! Ledri Vula sjell bashkëpunimin me mikun e tij më të ngushtë, nuk mund ta besoni se kush është ai [VIDEO]

Gati hiti i verës! Ledri Vula sjell bashkëpunimin me mikun e tij më të ngushtë, nuk mund ta besoni se kush është ai [VIDEO]

Publikuar më: 09:21 07-08-2019

Ledri Vula është padyshim një prej reperëve më të talentuar e të pëlqyer për publikun shqiptar dhe sigurisht një prej reperëve më të dashur edhe për vajzat të cilat shkulin flokët pas tij. Ai i ka dhuruar publikut tonë shumë hite ndër vite, hite të cilat i dëgjojmë në të gjitha ambientet.

Ditën e djeshme, Ledri Vula bëri një njoftim në llogarinë e tij të Instagramit se ka një surprizë dhe kjo gjë i gëzoi tepër shumë gjithë fansat e tij.

Reperi do të sjellë një bashkëpunim me mikun e tij të ngushtë, këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu.

Ai ka publikuar një skenë nga klipi i tyre, teksa shihen të dy këngëtarët nga pas duke ecur.

Akoma nuk dihet se cili është titulli i këngës së re dhe data e publikimit, mirëpo ne jemi të bindur se Ledri dhe Ermali do ta djegin këtë verë dhe mezi po e presim që të kërcejmë nën ritimin e saj.

 

View this post on Instagram

@ermal.fejzullahu ?

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Article Logic
Execution time: 0.0042550563812256