INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas incidentit që i ndodhi Gashit me varësen, reperi nuk e lë me kaq! Shpërthen më keq ndaj... [VIDEO]

Pas incidentit që i ndodhi Gashit me varësen, reperi nuk e lë me kaq! Shpërthen më keq ndaj... [VIDEO]

Publikuar më: 09:34 07-08-2019

Gashi është një artist që na bën të ndihemi krenarë çdo ditë për shkak të arritjeve të tij në skenën muzikore.

Reperi është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku publikon foto dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Tashmë numëron 1 milionë ndjekës në profilin e tij në Instagram, ndërsa miliona klikime numërojnë hitet e tij në Youtube.

Gjatë natës së dytë të festivalit, reperi ishte futur në mesin e publikut dhe në atë moment një fans me apo padashje kishte marrë zinxhirin e këngëtarit, i cili pas ngjitjes në skenë filloi fyerjet drejt tij.

video-1565161599 from sonila on Vimeo.

Por, kjo nuk është e vetmja gjë që i kishte ndodhur atij gjatë asaj mbrëmje, e që bëri fansat të shprehin kritika të rënda për të.

Ditën e djeshme, Gashi kërkoi falje dhe tha se është faji i tij që i do shumë fansat aq sa për të zbritur t’i takojë ata.

Pas shumë kritikave që mori lidhur me sjelljen, Gashi i revoltuar, ka publikuar një foto të një mesazhi që një fans ia kishte dërguar.

“Përshëndetje Gashi, isha në Sunny Hill dhe ju po shisnit bluzat për fansat dhe unë nuk kisha para dhe ju më dhatë 20 euro të blija një dhe nuk mendoj se çdo këngëtar do ta bënte këtë, kështu që mendoj se je i madh dhe duhesh të ndihesh krenar për veten”- shkruan fansi në mesazhin që ia dërgoi Gashit.

Reperi e ka publikuar në Instastory bisedën për të thënë se për këtë gjë duhet të shkruajnë mediat, dhe jo për incidentin që ndodhi në festival.

67580319_404084356883224_3381004899725606912_n.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035521984100342