INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas incidentit që i ndodhi Gashit me varësen, fansat janë ofenduar nga sharjet e tij! Reperi ka një mesazh për ta [VIDEO]

Pas incidentit që i ndodhi Gashit me varësen, fansat janë ofenduar nga sharjet e tij! Reperi ka një mesazh për ta [VIDEO]

Publikuar më: 10:18 06-08-2019

Gashi është një artist që na bën të ndihemi krenarë çdo ditë për shkak të arritjeve të tij në skenën muzikore.

Reperi është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku publikon foto dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Reperi tashmë numëron 1 milionë ndjekës në profilin e tij në Instagram, ndërsa miliona klikime numërojnë hitet e tij në Youtube.

Para dy ditësh, reperi i njohur Gashi ngriti në këmbë publikun në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

Të gjithë kënduan njëzëri me reperin këngët e tij të bëra tashmë hite dhe video e Gashit me Dua Lipën teksa kërcenin “Vallen e Tropojës” bëri xhiron e rrjetit.

Po ashtu, ai ka lancuar edhe këngën e tij më të re të titulluar “Never Forget”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku dhe mendohet se do të jetë një ndër hitet e verës.

trytuj.JPG

Reperi shqiptar ka treguar edhe për një incident që i ka ndodhur gjatë festivalit të Sunny Hill, i cili në momentin që u hodh drejt turmës për t’i përshëndetur të pranishmit dikush i ka prekur fytyrën dhe zinxhiri i tij me shqiponjë që e mban gjithmonë në qafë i është këputur dhe i ka rënë në tokë.

Fatmirësisht Gashi arriti ta marrë mbrapsht varësen me simbolin shqiptar, por jo vathin i cili i humbi.

reftrty5.JPG

Para se ta bënte këtë, ai shpërtheu në fyerje në mes të koncertit i revoltuar duke thënë:

“Mos ma prekni fytyrën!”

Pas kësaj ngjarje duke parë reagimin e ashpër të fansave të cilët janë ofenduar, reperi ka reaguar përmes disa postimeve në Instastory, ku tregon se e ka marrë sërish varësen me shqiponjë dhe se ishte faji i tij që i do fansat shumë dhe u hodh në pjesën e publikut për t’i përshëndetur.

68880670_132556621302914_1303584480935632658_n from sonila on Vimeo.

68963887_342314940028959_8572932050131652579_n from sonila on Vimeo.

“Gjëra të tilla ndodhin, është faji im që i dua shumë fansat”- ështëshprehur ai ndërsa i paralajmëroi që mos t’ia prekin kurrë fytyrën.

gashi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0044488906860352