INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas atmosferës elektrizuese në ‘Sunny Hill’, Gashi suprizon të gjithë fansat e tij me veprimin e fundit [VIDEO]

Pas atmosferës elektrizuese në ‘Sunny Hill’, Gashi suprizon të gjithë fansat e tij me veprimin e fundit [VIDEO]

Publikuar më: 09:16 05-08-2019

Gashi është një artist që na bën të ndihemi krenarë çdo ditë për shkak të arritjeve të tij në skenën muzikore.

Reperi është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku publikon foto dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Reperi tashmë numëron 1 milionë ndjekës në profilin e tij në Instagram, ndërsa miliona klikime numërojnë hitet e tij në Youtube.

Mbrëmjen e kaluar, reperi i njohur Gashi ngriti në këmbë publikun në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

Të gjithë kënduan njëzëri me reperin këngët e tij të bëra tashmë hite dhe video e Gashit me Dua Lipën teksa kërcenin “Vallen e Tropojës” bëri xhiron e rrjetit.

Ditën e djeshme, reperi ka lajmëruar në profilin e tij në Instagram se ka një surprizë të bukur për të gjithë fansat.

Gashi ka lancuar këngën e tij më të re të titulluar “Never Forget”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku dhe mendohet se do të jetë një ndër hitet e verës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895