INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarjen nuk e konfirmuan por trishtimin po, si ndihet Stresi pas largimit të Keisit?! Ka dy fjalë për t’i thënë pas ndarjes [VIDEO]

Ndarjen nuk e konfirmuan por trishtimin po, si ndihet Stresi pas largimit të Keisit?! Ka dy fjalë për t’i thënë pas ndarjes [VIDEO]

Publikuar më: 12:10 05-08-2019

Ata kanë qenë dy emra shumë të nxehtë në mediat rozë ditët e fundit. Pas daljes nga burgu të Stresit, është përfolur shumë për një ndarje të mundshme mes tij dhe Keisit, megjithëse çifti kishte lajmëruar se këtë verë do të kurorëzoheshin me martesë.

stresi.jpg

Akoma nuk dihet se ç’ndodhi mes çiftit, mirëpo Keisi bëri gati valixhet dhe u nis për në Kanada.

frakt.jpg

Pas largimit të saj, Stresi ka hapur zemrën në një postim në Instagram duke lënë të kuptohet se është i mërzitur nga kjo situatë mes tyre. Megjithatë, ai ka vendosur të qeshë që të tjerët të mos e marrin vesh kurrë se ç’ndjen në të vërtetë ai.

“Buzëqesh që mos ta marrin vesh.”- janë fjalët e Stresit në foto, fjalë që me siguri i referohen prishjes së marrëdhënies së tij me Keisin.

streso.JPG

Vetëm 2 ditë më parë, reperi solli bashkëpunimin më të ri me Don Phenom, Flor Banën dhe Anxhelo Koçin, bashkëpunim i cili titullohet “Big booty” dhe me siguri do të jetë një ndër hitet më të preferuar të kësaj vere.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043509006500244