INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh, janë ndarë?! Keisi shprehu pëlqimin për rivalin e tij, tani Stresi kapet me një tjetër femër! [FOTO]

Çfarë po ndodh, janë ndarë?! Keisi shprehu pëlqimin për rivalin e tij, tani Stresi kapet me një tjetër femër! [FOTO]

Publikuar më: 12:20 23-07-2019

Ndarja e reperit Stresi nga bashkëshortja Keisi ka qenë një nga lajmet më të komentuara ditët e fundit në media. Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe Keisi kishte fshirë të gjitha fotot dhe videot me Stresin dhe madje e kishte hequr edhe mbiemrin Lushaj nga bio i saj.

Ata kanë qenë aktiv këto kohë dhe kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video teksa ndonëse të ndarë kanë treguar se vazhdojnë përditshmërinë e tyre normalisht dhe nuk kanë reaguar aspak për lajmet e ndarjes.

Së fundmi, Panorama Plus ka zbuluar edhe shkakun që çifti i njohur i shoëbizit i dha fund martesës pak para se të bënin dasmën në Santorini.

Sipas tyre, çifti është ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve, nisur edhe nga lajmet se në momentin që u kap nga Policia, Stresi ishte në shoqërinë e një femre. Madje edhe Keisi ishte së fundmi në një koncert të Ledrit, i cili njihet si rival i hershëm i Stresit.

E ndërkohë që të gjithë po flasin për ndarjen e Stresit dhe Kejsit, reperi është fotografuar me një tjetër femër e cila quhet Megi. Është pikërisht kjo e fundit ajo e cila ka publikuar video me Stresin në makinë, por nuk dihet se çfarë marrëdhënie kanë ata.

collageinf.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039610862731934