INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keisi shkoi në koncertin e rivalit dhe të gjithë po flasin për ndarjen e tyre, por Stresi sapo na bëri lëmsh: Dasma do…[FOTO]

Keisi shkoi në koncertin e rivalit dhe të gjithë po flasin për ndarjen e tyre, por Stresi sapo na bëri lëmsh: Dasma do…[FOTO]

Publikuar më: 12:17 22-07-2019

Reperi i njohur Stresi dhe partnerja e tij Keisi janë ndër çiftet që janë komentuar më së shumti në mediat rozë. Bashkëshortja e tij Keisi, gjatë kohës që ai ka qëndruar në qeli, i ka shprehur shpesh herë dashurinë partnerit të saj.

Por duket se tashmë, dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë dhe këto dyshime lindën pasi Keisi i ka fshirë të gjitha fotot me Stresin nga Instagrami dhe madje ka hequr mbiemrin Lushaj që e kishte në profilin e saj.Madje ajo së fundmi ishte në koncertin e Ledrit, rivalit të partnerit të tij.

bingo.jpg

 

Mirëpo, i pyetur së fundmi në emisionin “72 Sen” se nëse do ketë dasmë ai i ka bërë lëmsh të gjithë me përgjigjen.

“Po stresi kur po na gëzon dhe të na thirr në një dasmë?”, e ka pyetur Meritoni.

“Domethënë, ju që jeni këtu unë ju ftoj e s’vini në dasmën time, unë s'kam për t’ju ardhur në dasmën tuaj, po doni të kuptoni vetë. Unë jam dikush që e mban fjalën Meriton. Për fjalën çfarë s'kam bërë e kam shitur edhe veten. Unë e mbaj fjalën, dhe unë si burri-burrit, si besa e shqiptarit, si djalë i Malësisë së Gjakovës prej Tropoje, Arkimed Lushaj, ndryshe Stresi, asnjë send s’ka për të ndryshuar unë ftesën e dasmës ua kam bërë.”, përfundoi Stresi duke lënë të kuptohet se dasma me Keisin do të bëhet, teksa Meritoni e ka uruar që shumë shpejt të bëhet me një gocë.

 

onima.png

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771