INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë ndarë apo po luajnë me ne?! Ky detaj i Kejsit sapo na bëri lëmsh të gjithëve [FOTO]

Janë ndarë apo po luajnë me ne?! Ky detaj i Kejsit sapo na bëri lëmsh të gjithëve [FOTO]

Publikuar më: 11:12 20-07-2019

Lajmi i ndarjes së tyre ka qarkulluar nëpër portale prej disa ditësh dhe e kemi fjalën për Stresin dhe Kejsin.

Pas daljes nga burgu stresi i ka dhënë fund lidhjes së tyre dhe çdo ditë zbulohen fakte të reja, të cilat shpesh herë na kanë bërë edhe lëmsh.

Ata kanë fshirë nga rrjetet sociale fotot e tyre, madje nuk ndiqen as në Instagram.

Disa ditë më parë Stresi publikoi në Instagram një video ku shfaqej i rrethuar nga vajza dhe herë pas here ata postojnë statuse me kunja për njëri-tjetrin.

Së fundmi, Kejsi ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit e cila shfaqet mjaft simpatike, por ajo çfarë na ra më shumë në sy ishte varësja e saj prej floriri me inicialin “A” që lidhet me emrin e vërtetë të Stresit, Arkimed.

Nuk e dimë nëse bukuroshja ka ndonjë të afërm që e ka përzemër me shkronjën “A”, apo është për Stresin, ku ata vazhdojnë historinë e tyre të dashurisë!

Këtë gjë do ta mësojmë në ditët në vazhdim përmes postimeve të tyre duke zbuluar detaje të reja.

IMG-20190720-WA0022-498x1024.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004065990447998