INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush nuk do ta donte një burrë si Stresi! Reperi publikon videon duke pastruar shtëpinë [VIDEO]

Kush nuk do ta donte një burrë si Stresi! Reperi publikon videon duke pastruar shtëpinë [VIDEO]

Publikuar më: 09:05 19-07-2019

Arkimend Lushaj është një reper shumë i dashur dhe i suksesshëm për të gjithë shqiptarët, të cilat këngët e tij i dëgjojmë shpesh në vende të ndryshme.

Reperi u arrestua në tetor 2018, pas një hetimi disa mujor ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilit dyshohet të ishte edhe Stresi, dhe ai ka bërë 8 muaj burg ku para një muaji ai u shpall i lirë nga gjykata.

Disa ditë më parë, qarkulloi lajmi se reperi i ka dhënë fund martesës me ish-bashkëshorten e tij Keisin, të cilët hoqën të gjitha fotot me njëri-tjetrin në Instagram dhe nuk ndiqeshin më bashkë, po ashtu edhe Keisi e fshiu nga bio e saj mbiemrin Lushaj dhe hoqi të gjitha dedikimet për bashkëshortin.

Por asgjë nuk është konfirmuar nga dyshja në lidhje me këtë çështje.

Së fundmi, reperi ka postuar një video në lloagrinë e tij të Instagramit i cili shfaqet duke pastruar shtëpinë, ku duket mjaft i përkushtuar në pastrim dhe duket qartë se rezultati është se shtëpia xixëllon.

“Mirmengjesi! Kur dita nis perfekt .. S’ju kushton gjë ne shpin tuaj apo ambjentin ku rrini, ta mbani pastër.”- ka shkruar reperi në videon e postuar.

 

e1wsx (1) from sonila on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0044798851013184