INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga DJ GEEK, Dafina Zeqiri konfirmon romancën e re? Ja ç'ka bërë

Pas ndarjes nga DJ GEEK, Dafina Zeqiri konfirmon romancën e re? Ja ç'ka bërë

Publikuar më: 12:33 16-09-2023

Që pas ndarjes nga Dj Geek, jeta personale e Dafina Zeqirit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, edhe pse duhet thënë se nga ana profesionale, artistja ka pasur një prej sezoneve verore më të zëna ndonjëherë, si në krijmtari, ashtu edhe me evente.

Megjithatë, fillimisht Dafina u aludua se ishte në një lidhje me një person me të cilin u shfaq në foto disa herë në rrjetet sociale, por në fund rezultoi se ishte kushëriri i saj, kështu që në atë rast patëm "alarm falls". Nga ana tjetër, këngëtarja deklaroi se e ka shumë të vështirë të njohë dikë, pikërisht prej faktit që nuk mund të dalë e qetë e që përflitet gjithë kohën në media, cka na bëri të mendojmë se është single këto kohë, meqë nuk njeh dot njeri.

Nga ana tjetër, Dafina u bë pjesë edhe një "drame", këtë herë me kolegë e ish-miq, duke i hequr nga Instagram-i dhe duke u larguar nga ta, gjë që ndoshta ka qenë edhe vendimi i mirë për të se këtë kohë e shohim mjaft të qetë, ose është thjesht efekti pushimeve. Prej disa ditës, këngëtarja ndodhet me pushime (mëse të merituara), megjithatë tani duket se është gati të kthehet në studio dhe sic thotë ajo, ta mbarojë "këtë album". Bëhet fjalë për albumin e saj të ri që mesa duket do mbajë emrin "The Absolute" dhe do publikohet në 2024.

Gjithsesi, nga postimi që shfaqet në ditët e fundit të pushimeve, gati për t'u kthyer në punë, vëmendjen na e mori një prej fotove që Dafina ka hedhur, ku shfaqet në krah të një djali. Kështu, Dafina dhe "djali misterioz" që ajo nuk e ka prezantuar për publikun, shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke kaluar një xhiroi me varkë në det dhe nga pozicioni, le të themi që është "pozë të dashurish".

Por nuk duam të nxitoni, ndoshta është një mik i saji ose një i afërm tjetër, kështu që momentalisht mbetet me pikëpyetje, /News31

 

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891