Këngëtarja Enca ka qenë kryefjalë e mediave për shkak të arrestimit 2 ditë më parë, nën akuzën kultivim kanabisi në shtëpi.
Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Balcony”, duke gjetur 5 vazo me kanabis në banesën e Encës në Lundër. Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë në polici që është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është arrestuar dhe i dashuri i saj.
Ditën e sotme mësohet se Enca është liruar. Sipas raportimeve të “Ballkanëeb” togat e zeza kanë caktuar ndaj këngëtares masën ‘detyrim paraqitje’.
Avokatët e këngëtares kanë pretenduar se kontrolli i banesës ishte i paligjshëm. Madje sipas mbrojtjes së tyre, 5 rrënjët e kanabisit, Enca i ka mbjellë për kuriozitet.
Ndërkohë prokuroria nga ana tjetër ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Këngëtarja ishte e pranishme në seancë, por nuk foli.