INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Bearti, Tea kapet MAT me mashkullin misterioz në Tiranë!

Pas ndarjes nga Bearti, Tea kapet MAT me mashkullin misterioz në Tiranë!

Publikuar më: 18:30 25-04-2021

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea vazhdon të jetë shumë e komentuar që pas ndarjes nga Bearti dhe sipas “gojëdhënave” që thuhet se shumica e vajzave pas ndarjes ndryshojnë “look”, edhe Tea e ka bërë këtë gjë, madje disa herë.

Edhe pse të gjithë të memorizuar kanë Tean bjonde, por ajo vazhdimisht po ndryshon pamjen. Pas flokëve të kuqe, Tea i preu ato dhe i ktheu në ngjyrë kafe ndërsa tani ish-konkurrentja ka bërë një tjetër ndryshim. Tea i ka zgjatur flokët, por duke ruajtur të njëjtën ngjyrë. Ky ndryshim e bën të mos njihet, por dhe i shkon shumë.

 

Edhe pse bjonde dallohej direkt, Tea nuk iu shpëton “paparacëve” në kryqetet e ngado. Madje këtë herë ajo është fotografuar krah një mashkulli “misterioz” në Tiranë dhe këto foto i ka siguruar afterparty.al


Tashmë një brune me flokë të gjatë Tea bie ende në sy dhe duket mjaft seksi. Të jetë vallë një njohje e re për ish-konkurrenten? Nuk dihet ende kush është mashkulli që po e shoqëron, por me siguri shpejt do e mësojmë!

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775