INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bënë sikur u ndanë? Andi dhe Jasmina fotografohen jashtë ‘Përputhen’

Bënë sikur u ndanë? Andi dhe Jasmina fotografohen jashtë ‘Përputhen’

Publikuar më: 19:34 25-04-2021

Pak ditë më parë Andi i dha fund njohjes me Jasminën.

Ai tërhoqi deklaratën që kishte bërë për të, duke u shprehur se nuk sheh përputhje mes tyre.

“Kam arritur në përfundimin se unë dua ta tërheq deklaratën, dua të tërhiqem komplet. Nuk dua. Kam duruar boll, e di dhe vetë shumë mirë. A të kam thënë shumë herë që më intereson, që të kam shumë përzemër edhe prapë të respektoj, të admiroj, por siç e thashë më herët nuk shoh përputhje duke ndodhur mes nesh”, tha konkurrenti.

Mirëpo, faqja “Shpërputhu” në Instagram ka publikuar një foto ky dyshja shihen duke ngrënë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kjo ka bërë që të lindin dyshimet nëse deklarata e Andit ka qenë e vërtetë apo jo.

Article Logic
Execution time: 0.0032250881195068