INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes me partnerin, këto 6 gjëra nuk duhet t'i postoni në instagram [FOTO]

Pas ndarjes me partnerin, këto 6 gjëra nuk duhet t'i postoni në instagram [FOTO]

Publikuar më: 12:02 13-10-2016

Edhe vipat kanë gabuar në mënyrën, si kanë reaguar në Instagram pas ndarjes. Ju keni qenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit dhe sipas ekspertëve nuk duhet të hidhni poshtë direkt me një postim çdo gjë që keni kaluar së bashku, të mira ose të këqija. Rihanna njihet për postimet e saj kundër ish-partnerëve.

1. Rihanna pasi u përfol se u nda nga reperi Drake shkroi në adresën e saj në Instagram:  “Askush nga ishat e mi nuk janë të lumtur ose të martuar me atë që janë lidhur, prandaj nuk paskam qenë unë problemi”.

Si reagim Drake: “ Shumë drama, por do lutem për ty edhe në kohët më të vështira”.

Sipas burimeve thuhet se ata, kanë ndjenja dashurie për njëri-tjetrin, por kanë qenë  të zënë me koncerte, gjë që nuk i lejoi të kishin një lidhje të mirë. Nuk është e nevojshme, ta di e gjitha bota, se ju urreheni, ku mund t’ja thoni personalisht këtë gjë njëri-tjetrit. Do shmangni komentet e të tjerëvë dhe do ndiheni më mirë, pa inate.

2. “Nuk mund të lejoj të më ikësh, por as të mbaj pranë”
Nëse shkruani diçka të tillë, ndërkohë që ishi juaj ju ndjek në instagram, kjo do i jepte shpresë për një rikthim. Ai, ose ajo do mendojë se ju jeni penduar dhe dëshironi të ktheheni sërish bashkë.
 
 
 
3. “Karma është një bitch”
Ju mund ta urreni ishin tuaj, por mos e krahasoni me të gjithë, sepse jo të gjithë janë njësoj. 
 
 
4. Nëse postoni këtë foto, do dukeni keq, sepse po kërkoni të bini në sy te ishi juaj. Ju po i jepni idenë se duhet të ndryshoni karakterin tuaj, që një mashkull t’ju dashurojë. Mos e ulni veten tuaj.
 
 
 
5. Nëse postoni këtë gjë, do tregoni se jeni shumë të zhgënjyer nga meshkujt, pasi ata të gjithë e shikojnë një femër si një objekt seksual. Nuk janë të gjithë njësoj dhe do ofendoni edhe dikë që nuk e meriton!
 
 
 
 6. Kjo foto është për të qeshur, por tregon gjithashtu se nuk jeni një femër me vetbesim. Kjo tregon se nuk po e përballoni dot ndarjen. Mos e jepni këtë përshtypje!
 
 
Burimi: Elitedaily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445