INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes me Andin, Melisa bën VEPRIMIN që shumë vajza e bëjnë kur ndahen nga partneri!

Pas ndarjes me Andin, Melisa bën VEPRIMIN që shumë vajza e bëjnë kur ndahen nga partneri!

Publikuar më: 17:27 12-03-2022

Andi dhe Melisa ishin çifti i vetëm që kishin mbetur ende bashkë nga ‘’Për’puthen’’ edhe pse dyshja lidhjen e kishin filluar pasi dolën nga program. 

Teksa mendohej se gjërat po shkonin për mrekulli, ish-konkurrentja na habit papritur me disa story, të cilat nga ndjekësit u kuptuan se ishin për Andin.

‘’E penduar deri n’pikë të fundit! U kry!’’, ka shkruar Melisa në njërën nga Storyt ndërsa në tjetrën vazhdoi: Euforike gjithmonë, hiperaktive, flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folë’’, shkruan mes tjerash ish-konkurrentja duke thënë se më nuk i intereson mendimi i të tjerëve pasi ky ishte limiti.

Ndarja u mor si e konfirmuar vetëm pak kohë pas, pasi Andi kishte hequr (ish)-partneren e tij nga Instagrami, madje ka fshirë çdo foto të tyren nga “feed”-i i profilit të tij.

Një ditë më pas Melisa reagoi sërish duke u shprehur e penduar për fjalët e saj.

‘’Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë sepse isha me nerva’’, ka shkruar Melisa.

Mirëpo reagimet vazhdojnë dhe këtë herë Melisa bëri lëvizjen e re. Siç thuhet, diçka që shumë vajza e bëjnë pas një ndarjeje: Ajo ka ndryshuar LOOK!

Edhe çfarëë “look”-u! Është kthyer në flokëkuqe ashtu siç shumë prej nesh e kujtojmë nga fillimet e Përputhen.

Epo ne dimë të themi se duket shumë bukur dhe jemi në pritje të lajmeve të mira nga (ish)çifti. 

Article Logic
Execution time: 0.0026838779449463