INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas lajmeve që kemi dëgjuar për ndarjen e tyre, ka akoma shpresë?! Miley dhe Liam mund të mos divorcohen pas kësaj që dëgjuam! [FOTO]

Pas lajmeve që kemi dëgjuar për ndarjen e tyre, ka akoma shpresë?! Miley dhe Liam mund të mos divorcohen pas kësaj që dëgjuam! [FOTO]

Publikuar më: 09:23 14-08-2019

Para disa ditësh mediat e huaja bënë të ditur lajmin e ndarjes së Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, të cilët vendosë t’i jepnin fund lidhjes së tyre 9 vjeçare dhe martesës prej 8 muajsh, për t’u fokusuar tek karriera personale e gjithsecilit.

Por me sa dëgjuam ka një shpresë për martesën e tyre.

Pasi Liam shkroi në Instagram një status ku i uronte Miley-t “shëndet dhe lumturi”, disa burime anonime pohojnë se e ardhmja e tyre nuk është aq e zymtë sa të gjithë menduam fillimisht.

“Ata po bëjnë një pushim tani sepse u duhej. Ishte një situatë e keqe me shumë mosmarrëveshje”- është shprehur burimi.

Burimi shton se “ata të dy ranë dakord se është më mirë të kalojnë pak kohë të ndarë, por kjo nuk do të thotë që marrëdhënia e tyre ka përfunduar plotësisht …. Ka absolutisht shpresë se ata do të kthehen përsëri bashkë”.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë kaluar çështje të ngjashme në të kaluarën dhe i kanë hedhur pas problemet.

Sipas revistës “People”, mos prisni që ata të nënshkruajnë ndonjë divorc tani shpejt!

miley1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033061504364014