INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Kylie Jenner dhe Ariana Grande, Dua Lipa sapo i 'vendosi flakën' këtij trendi të momentit! Me siguri do e kopjoni! [FOTO]

Pas Kylie Jenner dhe Ariana Grande, Dua Lipa sapo i 'vendosi flakën' këtij trendi të momentit! Me siguri do e kopjoni! [FOTO]

Publikuar më: 11:36 06-04-2019

Me siguri nuk ju ka kaluar pa vënë re trendi më i fundit, "printi me lëkurë lope", pasi së fundmi e shohim kudo në Instagram. 

Fillimisht ishte Kylie Jenner, e cila në janar pozoi me një kostum banje me printet e lëkurë lope të markës “Onia”, që kushtonin 195 dollarë.

Blogerja Danielle Bernstein gjithashtu u shfaq me versionin bikini të kostumit dhe për të kishim dy fjalë: “Super seksi!”.

Ndërkohë që vetëm pak javë më parë ky trend po përhapej me shpejtësi edhe në artin e thonjve. Kendall Jenner me Ariana Grande-n na siguruan që duhet ta provojmë të paktën një herë.

collagefdrgwefrg.jpg

“E di që duket shumë e çuditshme, por është një trend i lezetshëm”, tha Jenner për “Allure”, pak kohë më parë.

Por tashmë Dua Lipa e çoi këtë trend në një tjetër nivel! Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare pozoi me një kostum me printet e lëkurës së lopës, të kombinuar dhe me kasën e telefonit./iconstyle 

dua_lipa.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0030570030212402