INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Haradinajt, në Hagë për krimet e luftës edhe ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi

Pas Haradinajt, në Hagë për krimet e luftës edhe ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi

Publikuar më: 12:00 20-07-2019

Pas Ramush Haradinajt edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtar dhe zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka marrë ftesë për t’u pyetur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë.

Vetë Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se është ftuar që më 24 korrik të paraqitet për t’u pyetur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë më 24 korrik 2019.

“Është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet, që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara, në vend që të gjykohen argumentet dhe provat e pamohueshme dhe të njohura botërisht, drejtësia merret me trille dhe shpifje të ulëta të politikës serbe dhe të shërbimeve të saj sekrete”, ka shkruar Krasniqi.

Article Logic
Execution time: 0.003032922744751