INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëheqja e Haradinajt, reagojnë politikanët shqiptare

Dorëheqja e Haradinajt, reagojnë politikanët shqiptare

Publikuar më: 17:47 19-07-2019

Politika shqiptare ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko shkruan se Haradinaj ka kryer një akt që i bën nder Kosovës.

“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.”-përfundon Majko postimin e tij.

Edhe kryedemokrati Basha ka reaguar në rrjetin social twitter.

Basha shkruan se asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë.

“Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!” - shkruan Basha në Twitter.

WhatsApp_Image_2019-07-19_at_18.29.53.jpeg

 

Ndërkohë përmes një statusi në ‘Facebook’, është shprehur edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke thënë se është informuar nga mediat për dorëheqjen e Haradinajt.

Ai gjithashtu shpreh keqardhjen që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim dhe keshilltarin e tij, Bislim Zyrapi.

Statusi i plotë:

Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HTH

Article Logic
Execution time: 0.0031130313873291