INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thirrja në Hagë e Haradinajt, reagon Rama: Sfidë e papërfunduar kombëtare!

Thirrja në Hagë e Haradinajt, reagon Rama: Sfidë e papërfunduar kombëtare!

Publikuar më: 14:08 20-07-2019

Kryeministri Edi Rama një ditë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti si kryeministër i Kosovës ka reaguar duke thënë se ftesat në Hagë për protagonistët e UÇK janë një sfidë e re.

Rama shkruan se tashmë kjo sfidë do të provojë deri në fund pafajësinë e tyre. Në fund të reagimit të tij Rama ka shkruar se ndër të tjera kjo është një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.” shkruan kryeministri Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0026090145111084