INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krim në familje, burri qëllon për vdekje me thikë gruan

Krim në familje, burri qëllon për vdekje me thikë gruan

Publikuar më: 16:24 19-07-2019

Një krim në familje ka tronditur Durrësin. Burri ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten.

Gruaja humbi jetën rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20 në lagjen numër 15. 

Viktima është identifikuar si Asbije Kuka, rreth 36 vjeçe, ndërsa bashkëshorti me iniciale A. K., është arratisur.

36-vjeçarja u dërgua në spital nga dy vëllezërit dhe djali i mitur, por nuk i mbijetoi plagëve.

"Më datë 19.07.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr.15, Durrës, shtetasi A.K., ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij shtetasen H.K., rreth 36 vjeçe, e cila u transportua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra,"-raporton policia.

Policia është në kërkim të autorit të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0032331943511963