INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas CR7, Juventus gati të bëjë goditjen e radhës!

Pas CR7, Juventus gati të bëjë goditjen e radhës!

Publikuar më: 10:36 18-07-2018

‘’Zonja e Vjetër’’ pas arritjes së akordit me yllin portugez CR7, duket se nuk di të ndalet.

Juventus po punon vërtetë fort për të ngritur ekipin që ëndërrojnë të gjithë. Sigurisht që objektivi kryesor është Liga e Kampionëve. Këtë herë plani i bardhezinjve është të afrojnë Diego Godin.

Një kontratë afatgjatë do ta bindte kapitenin e Atletiko Madrid. Sipas “Sportitalia” është insistimi i drejtorit të klubit, Paratici, për të finalizuar këtë operacion. Godin ka kontratë deri në 2019 me Atletikon, por Juventus kërkon ti ofrojë atij një kontratë deri në 2021, kur ai të jetë 35 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832