INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjici premton premio, por ndërron mendje! Ja cilat ishin arsyet...

Gjici premton premio, por ndërron mendje! Ja cilat ishin arsyet...

Publikuar më: 10:41 18-07-2018

Mbrëmjen e ditës së djeshme Kukësi barazoi me Valetën 1-1 duke siguruar kështu kualifikimin në turin e dytë. Ishte presidenti i klubit Safet Gjici ai i cili premtoi një premio prej 100 mijë eurosh, por ky premtim zgjati vetëm 24 orë, pasi mesa duket ndryshoi mendje.

“Falënderoj vetëm Zotin për këtë kualifikim. Disa prej lojtarëve nuk dhanë atë që pritet. Do të kisha dhënë premio për skuadrën nëse do të më kishin kënaqur në lojë edhe në rezultat, por nuk e bënë këtë. Më vjen keq.’’

Gjithsesi, unë po bëj një premtim: nëse kalojnë turin e dytë, atëherë do të vendos premio. Për momentin nuk ka premio, sepse këtë kuaulifikim e kishin detyrim”, tha Gjici për gazetarin Ylli Aga të “Supersport” që ndodhet në Maltë me Kukësin!

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494