INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 6 dekadash, jo më Castro në Kubë, kush e zëvendëson

Pas 6 dekadash, jo më Castro në Kubë, kush e zëvendëson

Publikuar më: 17:02 19-04-2018

Parlamenti kubanez ka zgjedhur Migel Diaz Kanel si kandidatin e vetëm për zëvendësimin e Raul Castros në krye të shtetit, një lëvizje kjo që i jep fund dominimit disadekadësh familjar.

Është hera e parë në gati gjashtë dekada që vendi komunist nuk do të udhëhiqet nga një anëtar i familjes Castro.

Me të marrë në dorë frenat e pushtetit, liderit të ri do t’i duhet të përballet me një vend ekonomikisht të rraskapitur dhe me moshën e re që pret me padurim ndryshimin.

Diaz Kanel ka mbajtur një profil politik të ulët deri në vitin 2013, kur u emërua nënkryetar i Këshillit të Shtetit dhe që prej atëherë u bë krahu i djathtë i Raul Kastros.

Diaz-Canel, 57 vjeç, u zgjodh si kandidati i vetëm për të zëvendësuar Raul Castro, 86 vjeçar.

Diaz-Canel i cili nuk kishte lindur ende kur Fidel Castro udhëhoqi revolucionin e tij në vitin 1959, duket se është liberal dhe konsiderohet si një pasardhës i pranueshëm nga udhëheqësit e moshuar që luftuan në revolucion.

Article Logic
Execution time: 0.0018060207366943