INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Obama në Kubë: Ndryshimi po vjen dhe Raul e di këtë

Publikuar më: 21:13 21-03-2016

Presidenti Barak Obama është pritur zyrtarisht nga homologu i tij kuban Raul Kastro përmes një ceremonie zyrtare.

Dy liderët pritet që të zhvillojnë bisedime për një sërë çështjesh me rëndësi, teksa Obama ka premtuar që do të mbajë një qëndrim edhe në lidhje me lirinë e fjalës.

Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit do të jenë diskutimet për tregtinë, ku do të tentohet që të ndërtohen ura të reja bashkëpunimi.

Kjo është vizita e parë e një Presidenti të Shteteve të Bashkuara në Kubë pas 88 vitësh.

Ndërkohë nuk do të takohet më liderin revolucionar Fidel Kastro.

Obama gjithashtu ai do të takohet privatisht me disidentët, do të adresojë çështje të medias shtetërore dhe do të ndjekë një lojë bejsbolli të martën.

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936