INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër gjyqi ndaj 11 protestuesve kuksianë, Spahia thirrje shkodranëve: Ejani te Gjykata [FOTO]

Nesër gjyqi ndaj 11 protestuesve kuksianë, Spahia thirrje shkodranëve: Ejani te Gjykata [FOTO]

Publikuar më: 20:21 19-04-2018

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i ka ftuar qytetarët e Shkodrës që ditën e nesërme të jenë të pranishëm para gjykatës së Apelit në këtë qytet ku do të mbahet seanca gjyqësore ndaj 11 protestuesve kuksianë të cilët mbahen në burg pas protestës së zhvilluar te ‘Rruga e Kombit’. Spahia thotë se i gjithë grupi parlamentar i PD-së do të jetë aty të premten.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë

Te dashur miq, qytetare te Shkodres. Neser paradite ne Shkoder tek Gjykata e Apelit (afer Bixhistenit) zhvillohet gjyqi ndaj 11 te arrestuarve per protesten e Kukesit. Nderi dhe tradita e Shkodres e don qe te jemi sa me shume dhe te reagojme sa me fort ne mbeshtetje te tyre dhe kunder gjyqeve politike te cilat na kujtone kohet me te erreta te Shqiperise dhe me te cilat Shkodra dhe shkodranet nuk jane pajtuar as gjate diktatures me te eger. I gjithe grupi parlamenter i PD-se do jete aty. Syte, mendja dhe zemra e cdo demokrati kudo ku ndodhet neser do jene ne Shkoder. Le te jemi sa me shume neser ne ora 10 tek gjykata e apelit.

Ju faleminderit.

bardhi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482