INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet sërish Tahiri! A është takuar me Edi Ramën dha a ka materiale komprometuese?

Flet sërish Tahiri! A është takuar me Edi Ramën dha a ka materiale komprometuese?

Publikuar më: 21:48 19-04-2018

Në një lidhje direkte me telefon ne “Opinion”, Saimir Tahiri ka folur edhe nje here nëse ka materiale kompromentuese dhe nese e ka takuar Ramën.

Pjese nga telefonata e Tahirit:

“Nuk e kuptoj pse hidhni fall per arsyet pse shkova në kuvend dhe arsyet pse kam kercenuar Ramen. Nuk e kam ne kulture te kercenoj njeri, nuk jap mesazhe pervecse drejtperdrejte. Kam te drejten time te

flas ne kuvend dhe jashte tij. Kam degjuar ne kuvend Saliun e Lulin, te me akuzojne por une nuk e lejoj kete.

Per hir te respektit qe kam per sistemin e drejtesise, per hir te parimeve te mia, nuk jam marre kurre me prokuror e gjyqtar. Por se pranoj qe Luli e Saliu te me bejne gjyqin.

Unë jam i bindur që sado ta interpretoni ju, nëse unë jam një bir nëne që kam 6 muaj që duroj cdo lloj akuzash, të garantoj që në popull ka qyterat që nga këta bir kurvash vuajnë varfërinë.

A e kam takuar Ramen? Kjo eshte fare e pa rëndësishme transmeton panorama. Më e rendësishmr është e vëryeta. Jam i vetmi politikan që kam kërkuar të hetohem edhe në Itali.

Qe une kam materiale kompromentuese, keto jane vetem perralla.

Une kam heshtur dhe i kam dhënë rrugë drejtësisë. Nuk jam si Berisha që fshiu serverin kur vrau 4 vetë dhe as Basha që iu shmang prokurorisë. Përrallat që kam materiale kërcënuese janë vetëm përralla për të mbushur orarin e tollovisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607