INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partizani dhe Kukësi ndahen në “paqe”, Tirana humb në Vlorë [FOTO]

Partizani dhe Kukësi ndahen në “paqe”, Tirana humb në Vlorë [FOTO]

Publikuar më: 20:23 06-12-2016

Dy ekipet pretendente për titullin kampion, Kukësi dhe Partizani janë ndarë në një barazim pa gola në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena.” Nuk munguan rastet e shumta të krijuara nga të dyja skuadrat, por futbollistët përkatës shpërdoruan shumë, duke i lënë rrjetat të paprekura deri në fund të takimit. 

Me këtë pikë të marrë, Kukësi ngjitet sërish në krye, duke iu bashkuar kampionëve të Skënderbeut në kuotën e 28 pikëve, ndërkohë që Partizani mbetet në vendin e tretë, në kuotën e 25 pikëve, duke çuar në 3 distancën me Tiranën.

Bardheblutë janë mundur 1-0 në Vlorë nga Flamurtari, duke regjistruar humbjen e parë të skuadrës nën drejtimin e Josës dhe të dytën në këto 14 javë kampionat. Një ndeshje që fillon me një ngjarje sërish befasuese: ndriçimi i stadiumit Flamurtari pëson defekt sapo fillon loja.

Me tre pikët e marra, Flamurtari del për momentin nga zona e ftohtë, ndërkohë që Tirana ruan vendin e katërt.

Article Logic
Execution time: 0.0040311813354492