INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Derbi i kryeqytetit që vlen sa një kampionat, Partizani-Tirana do të përballen në “Elbasan Arena” [FOTO]

Derbi i kryeqytetit që vlen sa një kampionat, Partizani-Tirana do të përballen në “Elbasan Arena” [FOTO]

Publikuar më: 12:56 25-09-2016

Derbi i shumëpritur i kryeqytetit ndërmjet Partizanit dhe Tiranës do të luhet sot në orën 19:00. Emocioni dhe adrenalina do të përjetohen në stadiumin “Elbasan Arena” ku në fushë do të zbresin plot 39 tituj kampionë, në përballjen e tyre ntë 146-të. Në të cilat të kuqtë numërojnë 60 fitore, kundrejt 40 të bardhebluve, ndërkohë që 45 ndeshje janë ndarë në barazim. Një ndeshje që do të luhet si në fushë ashtu edhe në tribuna, ku ultrasit e të dyja skuadrave premtojnë spektakël.

Tirana vjen pas tre barazimesh radhazi, por loja e mirë e zhvilluar i ngroh bardheblutë se mund të dalin me fitore nga kjo përballje, duke u shprehur të bindur se ka ardhur momenti për t’i thyer “demat e kuq”.

Ndërkohë në kampin e kuq, e shohin si ndeshje të rradhës duke parë se statistikat flasin për ta, ku në 10 derbet e fundit, Tirana ka fituar vetëm një, pesë kanë përfunduar në barazim dhe katër i kanë fituar të kuqtë.

Ja formacionet e mundshme:

Partizani

Tirana

Article Logic
Execution time: 0.0039660930633545