INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Evitoni trafikun! Nesër derbi i kryeqytetit, ja rrugët që do të bllokohen [FOTO]

Evitoni trafikun! Nesër derbi i kryeqytetit, ja rrugët që do të bllokohen [FOTO]

Publikuar më: 19:17 30-11-2016

Në kuadër të derbit kryeqytetas, mes Tiranës dhe Partizanit, që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Selman Stërmasi”, policia ka njoftuar se do të marrë disa masa sigurie, që konsistojnë edhe në bllokimin e disa rrugëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bazë të planit të masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit në këtë aktivitet sportiv, njofton se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore (momenti i kalimit të tifozerive).

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 15:00 – 21:00, janë:

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”,  nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Segmentet rrugore ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:00 – 16:00, gjatë kalimit të tifozërive përkatëse të ekipeve, janë:

Tifozeria e ekipit të “Tiranës”:

Nisja nga Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga “Gjin Bue Shpata”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Tifozeria e ekipit të “Partizanit”:

Nisja nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Sheshi “Karl Topia”, Rruga “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Policia e Tiranës, përmes një njoftimi zyrtar, kërkon mirëkuptimin e  përdoruesve të segmenteve të lartë-përmendura duke ju kërkuar evitimin e lëvizjeve me automjete në oraret e lartpërmendura.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0025210380554199